Studimi: Celulari ndikon negativisht në performancën tuaj kudo

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis përdorimit joracional të telefonit celular dhe efikasitetit në studime.

Ndërsa telefonat “inteligjentë” janë mjaft të lehtë për t’u përdorur dhe na e kanë bërë jetën tonë shumë më të lehtë, studiuesit paralajmërojnë se këto pajisje po na shpërqendrojnë vazhdimisht dhe dëmtojnë aftësinë tonë për t’u përqendruar.

Në veçanti, përdorimi i telefonave inteligjentë tërheq vëmendjen e nxënësve dhe studentëve gjatë ligjëratave dhe zvogëlon notat dhe performancën e tyre. Kjo situatë madje detyroi shumë mësues të ndalonin telefonat celularë gjatë ligjëratave.

Studiuesit në Universitetin Stellenbosch në Afrikën e Jugut pohojnë se njerëzit sot kalojnë më shumë se tre orë në celularët e tyre çdo ditë. Doktorët Daniel le Roux dhe Douglas Parry, zakonisht raportojnë: