Sulm në një qendër parashkollorësh në Tajlandë, të paktën 28 të vrarë. Mes tyre dhe fëmijë

Të paktën 28 persona janë vrarë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë, thotë policia.

Personi i armatosur është ende i lirë pas sulmit të ndodhur në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit.

Policia thotë se mes viktimave ka fëmijë dhe të rritur.

Policia tha gjithashtu se autori qëlloi dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur dhe tani është në arrati. Motivi i sulmit është i paqartë.