Dëshmitarët okularë kanë zbuluar detaje në lidhje me ngjarje ne rëndë të ndodhur pak pas mesnatës së djehsme në Skenderaj të Kosovës, ku një person vdiq dhe 3 u plagosën pas një sulmi me armë.Një nga dëshmitarët ka treguar se sulmi me armë ndodhi rreth orës 01:20, ku një person me bluze ushtarake hyri brenda lokalit dhe hapi zjarri. Ai u shpreh se autori nuk kishte një shënjestër, pasi qëlloi në drejtim të të gjithë personave që ndodheshin aty.Dëshmitari tregoi se fillimisht është qëlluar 39-vjeçari, i cili ishte djali i pronarit, si edhe punonte si kamarier.“01:20 ka qenë ora, jena kanë tu pi edhe ka hi një person ka shti me kallashnikov edhe e ka pas një bluzë të ushtrisë. Personi i parë që është goditë ka qenë kamerieri afër derës dhe tre të plagosur tjerë.Unë kam qenë në këtë pjesën e majtë prapa derës, nuk kam mujtë me pa, ama krismat e para që janë kanë, ka gjuajtur një person me kallashnikov dhe jemi ra përtokë, ata drejt me derë e kanë pa më saktë, unë kam qenë majtas nuk kam pas mundësi me pa më shumë. Nuk e di, djalin e pronarit, kamerierin e njoh, nuk di që ka pas problem diçka. Ata tjerët nuk i njoh. Lokali nuk ka të bëjë me prostitucion, është vetëm me muzikë.Nuk kemi informacione se për çfarë arsye ka ardhë deri tek ky incident. Nuk e ka pas një objektiv sulmuesi, ka gjuajt sa ka mujtë në drejtim të gjithëve, jo vetëm që me thanë e ka pas shënjestër një person”– tregoi ai.