Konspiracionisti dhe gazetari Alex Jones duhet të paguajë 965 milionë dollarë dëmshpërblim pas pretendimeve se sulmi në shkollën “Sandy Hook” në vitin 2012, ishte një mashtrim.
Familjet e tetë viktimave dhe një agjent i FBI-së që iu përgjigj sulmit, kishin kërkuar të paktën 550 milionë dollarë në gjyqin për shpifje në Connecticut.
Ata pretenduan se keqinformimi i drejtuesit të radios së krahut të djathtë çoi në kërcënime me vdekje për një dekadë. Njëzet fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë në shkollën fillore Sandy Hook.
Jones, i cili themeloi faqen e internetit të ngarkuar me konspiracion dhe talk shoë Infoëars, argumentoi për vite se masakra ishte një komplot i “inskenuar” i qeverisë për të marrë armë nga amerikanët dhe se “askush nuk vdiq”.
Ai tani pranon se sulmi ishte “100% i vërtetë”, një prononcim që ai bëri në gusht në një gjyq të veçantë për shpifje në Teksas.
Ndërsa vendimi u lexua të mërkurën në Ëaterbury, Connecticut – rreth 20 milje (32 km) nga vendi i të shtënave të vitit 2012. Gjyqi tre-javor u shënua nga dëshmi emocionale nga një sërë prindërsh