Sulmuesi Arbër Zeneli është bërë baba për herë të parë.Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Dafina përmes një postimi në rrjetet sociale.
Teksa publikoi disa foto të së voglës në Instagram, ajo tregoi se e vajza e tyre ka ardhur në jetë me 26 gusht, ndërsa dyshja e kanë pagëzuar me emrin Ela Zeneli.
“26 gushti do të jetë përgjithmonë data jonë e preferuar. Mrekullia jonë e vogël Ela Zeneli.”– ka shkruar bashkëshortja e futbollistit.