Mançester Siti mposhti mbrëmjen e sotme Arsenalin me rezultatin 1-3 në ndeshjen e ashtuquajtur si finale, për nga rëndësia e fateve të Premier Ligës së këtë sezon. “Qytetarët” ia dolën të triumfonin duke parakaluar në renditje Arsenalin, fale golavarazhit më të mirë.Sonte ishte vetëm hera e tretë në historinë e Premier League që vendi i dytë mundi vendin e parë në një ndeshje për t’i kaluar në tabelë të paktën në gjysmën e sezonit, pas Çelsi-Mançester Junajtid (prill 2010) dhe Mançester Siti-Mançester Juanjtid (Prill 2012) – të dy ekipet vazhduan kryesimin duke fituar titullin. Ngelet për t’u parë se çfarë do të ndodhë këtë sezon, ndërkohë që vlen të theksohet se Arsenali ka dhe një ndeshje më pak se skuadra e Pep Guardiolës.