Supersfida mbyllet në “paqe”, Rafinja shpëton Barcelonën nga humbja ndaj Junajtidit

Barcelona dhe Mançester Junajtid janë ndarë në paqe me barazimin 2-2 për ndeshjen e vlefshme në Ligën e Europës.Pjesa e parë e ndeshjes u dominua plotësisht nga katalanasit edhe pse “djajtë” patën dy raste me të mira me Veghorst dhe Rashford.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht tjetër, pasi nisi me shumë zjarr nga të dyja ekipet. I pari që zhbllokoi sfidën ishte Markos Alonso dhe pas 3 minutash Rashford vendosi baraspeshën. Në minutën e 59′ Kunde ishte i pafat duke shënuar autogol dhe kështu kaloi në avantazh Junajtidin.

Por në minutën e 76′ Rafinja iu riktheu buzëqeshjen tifozëve dhe ekipit. Kështu ndeshja u mbyll me barazimin teksa ndeshja e kthimit do të luhet më 23 shkurt në “Old Trafford”.

BARCELONA 2-2 MANÇESTER JUNAJTID

50′ Markos Alonso, 76’Rafinja/ 53′ Rashford, 59′ Kunde (AU)