Surprizë në listën e Senegalit, shpresa më e madhe e Afrikës për të thyer tabunë grumbullohet i dëmtuar

Trajneri i Senegalit, Aliu Cise, ka bërë atë që padyshim është cilësuar si një nga surprizat më të mëdha të grumbullimeve për Botërorin 2022. Në listën e përfaqësueses së tij, mes emrave është edhe ai i Sadio Mane.

Sulmuesi i Bajern Mynih, padyshim lideri i kësaj përfaqësueseje, ishte dëmtuar pak ditë më parë dhe nga Gjermania bënin të ditur se rikuperimi për të ishte praktikisht i pamundur Por sipas mjekëve të përfaqësueses së Senegalit, Mane mund të jetë në gjendje të japë kontributin e tij duke filluar që nga ndeshja e tretë në grupet e aktiviteti. Ndaj Cise e ka grumbulluar atë në listën e përfaqësueses e cila shpreson që të thyejë tabunë e ekipeve afrikane, ky asnjëra deri më tani nuk ka arritur të shkojë mes katër të parave në një turne të tillë.

Senegali luan ndeshjen e parë ndaj Holandës më 21 nëntor, ndërsa më pas luan kundër Katarit më 25 nëntor dhe Ekuadorit më 29 nëntor.