Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një prononcim për mediat pas takimit që pati me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i ofroi këtij të fundit mbështetjen e padiskutueshme të SHBA-ve në kryerjen e detyrës së tij.
Faleminderit, pata një takim shumë të mirë me zotin Nano, erdha për ta përgëzuar për pozicionin e ri, gjithashtu rikonfirmova se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve tona për cëcshtjet e ligjit. Ne do të vazhdojmë të japim sa më shumë mbështetje që është e mundur, diskutuam për mënyrat si policia të rritë besimin në sytë e publikut.
Ne jemi mbështetës të prezencës së policisë, e dimë që policia e shtetit merr rreziqe të mëdha, duke humbur jetë për të ruajtur rendin. Diskutuam rëndësinë sesi ligjzbatimi të mbetet i pandryshueshëm.