Lajme të mira vijnë nga Qerreti i Durrësit, ku dy anëtarë të një familje kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat e banesës, pasi u shemb tarraca. Ngjarja ndodhi në Qerret, Katundi i Ri.
Një prej personave është transportuar në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu edhe personi tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.