Të afërmit e luftëtarëve të kapur në uzinën Azovstal duan të dinë për fatin e tyre

Kiev – Të afërmit e luftëtarëve ukrainas që mbetën për javë të tëra nën bombardime, të rrethuar në uzinën e çelikut Azovstal thanë të hënën se nuk kishin marrë asnjë lajm për vendndodhjen e të dashurve të tyre që kur ata u evakuuan në zonat e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës.

Pasiguria rrethon fatin e qindra luftëtarëve, shumica nga batalioni Azov, të arrestuar nga Rusia në mes të majit, pasi në thelb u urdhëruan të dorëzoheshin kur forcat ruse goditën uzinën dhe qytetin e Mariupolit në Ukrainën jugore.

Të afërmit, të gjitha gra, thanë se kishin formuar një Këshill të Grave dhe Nënave, për të siguruar që luftëtarët të trajtoheshin në përputhje me Konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës.

“Na u kërkua të qëndronim të heshtur për të mos i përkeqësuar gjërat,” tha në një konferencë shtypi Tetyana Horko, motra e komandantit detar Serhiy Horko.