Reperi Mad Clip humbi jetën në një aksident tragjik.
Makina “Porsche” që po ngiste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.
Para se të ndërronte jetë në aksidentin tragjik, reperi po performonte së bashku me këngëtaren shqiptare, Eleni Foureira, e cila gjatë kësaj kohe ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të saj.
Ditën e djeshme qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit reperit në ceremoninë mortore në Paleo Faliro, ku ishte e pranishme dhe këngëtarja shqiptare.
Pasi i dha lamtumirën mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë me të cilin performoi në dasmën e mikut të përbashkët, përpara se të ndodhte aksidenti tragjik, Eleni bëri një postim prekës në Instagram.
“Ta dish që në këtë jetë të kanë dashur shumë! Një udhëtim të mbarë miku im … “, shkroi ajo krahas një fotografie bardhë e zi në të cilën ka pozuar pranë Mad Clip.