Real Madridi turpëroi Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës, duke marrë trofeun e parë të sezonit.
“Los Blancos” ishin thuajse perfektë duke shënuar 4 gola, ndërsa krejt e kundërta mund të thuhet për katalanasit.
Dy mediat pranë Barcelonës, Mundo Deportivo dhe Sport kritikuan ashpër ekipin e Çavit.
“SuperKo”, shkruan Sport në faqen e parë. “Të poshtëruar”, ishte titulli i përzgjedhur nga Mundo Deportivo. Ndërsa Marca shkruan: “Dush në Arabi”.