Të shtëna me armë në Krujë! Ambulanca mbetet në mes të rrugës, familjarët e dërgojnë vetë në spital të plagosurin

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Bruz të Krujës.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit apo rrethanat e ngjarjes, ndërsa raporothet se autoambulanca ka mbërritur deri në vendin e quajtur “Kroi i madh” pasi e ka pasur të pamundur të udhëtojë më larg, për shkak të ngricave dhe terrenit.

Sakaq, i plagosuri po transportohet me një fuoristradë nga familjarë të tij, deri te autoambulanca. Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes, teksa priten detaje të tjera mbi ngjarjen.