Të shtëna me armë zjarri në universitetin në Rusi! Vdesin 5 të rinj, studentët hidhen nga ballkoni për të shpëtuar

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Rusi. 5 persona të vdekur. Sulmi ka ndodhur në qytetin rus të Perm në Siberi. Pamjet tregojnë studentët që hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar vrasësit.

Është bërë thirrje që çdo student që ndodhet në kampus të largohet ose të mbyllet në dhomë. Policia ndodhet në kampus, aty ku po mundohet që të ndalojë agresorin. Ende nuk dihet se kush është autori, apo identifikimi i personave që kanë ndërruar jetë.