Dy ndeshje sezon ale barazim ndaj Romës u mungonin kuqezinjve që nga viti 2013, por për Stefano Piolin rëndësi ka ndeshja e sotme ndaj Kremonezes, një rival që i ndali gjithashtu kuqezinjtë në fazën e parë në barazim pa gola. Kuqezinjtë e dinë që nuk duhet të frenojnë më, ndaj sot në 21:00 nevojitet vëmendja maksimale. Në një intervistë për klubin, 57-vjeçari analizoi sfidën.
A mendoni se jeni shumë skuadra me pak pikë?
Besoj gjithmonë të fitorja e kështu ishte edhe ndaj Romës. Problemi ishte që nga 106 minuta lojë u luajtën vetëm 49. Në atë mënyrë ritmi është i vështirë për t’u ruajtur. Një pikë në Romë nuk ndryshon shumë, por të paktën një rival direkt nuk mori pikë të plota ndaj nesh. Tani do të ketë rëndësi që të mos lëmë pikë me Kremonezen.
Duke parë ndeshjet e fundit të Milanit duket sikur ka shumë përmbysje dinamikash. Si e shpjegoni?
Është fundi i sezonit dhe sinqerisht e pres që ndeshjet të marrin forma të caktuara. Në disa momente bëhen të vështira dhe me shumë faulle, ndaj duhet gjetur mënyra të shfrytëzohen rastet që krijojmë.
Nuk ju duket edhe ju se skuadra këto kohë po humbet shumë topa?
Edhe kjo qëndron. Në minutat e fundit bie niveli i përqendrimit dhe kthjelltësia në mendim. Në disa situata mjafton që të pasosh te shoku më i lirë pa kërkuar medoemos lëvizjen më të mirë. Në fakt, po na mungon edhe saktësia në metrat e fundit.
Një fitore ndaj Lacios mund t’ju ndihmojë për një kthesë?
Nuk kemi nevojë për kthesa, sepse momenti nuk është kritik, por duhet të kuptojmë që në 20 ditët e ardhshme do të vendoset fati ynë. Do të ketë shumë rëndësi që nga kundër Kremonezes e deri në ndeshjen e fundit me Veronën të mos humbim terren. Nëse sezoni ynë do të jetë i lavdishëm apo jo fort pozitiv do ta kuptojmë kur të kemi mbyllur këtë cikël sfidash.
Çfarë duhet të bëjë dhe çfarë jo Milani gjatë këtij muajit maj?
Kemi pesë ndeshje kampionati dhe 2 në Champions. Praktikisht do të zbresim në fushë 7 herë në 25 ditë. Ëndrra e finales së Stambollit është në sirtar e do ta nxjerrim në momentin e duhur. Shumë skuadra po hasin vështirësi dhe nëse duam të mbërrijmë mes katër të parave atëherë duhet të japim diçka më shumë.
Sa mund të ndikojë ndeshja me Interin për mendjet e lojtarëve në ndeshjet me Kremonezen dhe Lacion?
Në kohën e duhur do të mendojmë edhe për Interin, por në këto momente kampionati ka më shumë rëndësi. Po grumbullojmë përvojë pas titullit të vitit të kaluar dhe nuk duhet të tregohemi naivë duke u dhënë përparësi ndeshjeve të tjera pa i hedhur sytë nga ajo e radhës.