Biznesmeni Ylli Ndroqi ka paditur qeverinë Shqiptare nëarbitrazh duke kërkuar 128 milionë Euro dëmshpërblim përsekuestrimin e televizionit Ora News. Shqipëria rrezikon që tëgjobitet dhe të rëndojë buxhetin e shtetit shqiptar për shkak tëtekave të politikanve shqiptar.
Është fakt i njohur botërisht se midis pronarit të Ora News dhekryetarit të bashkisë Tiranë ka pasur konflikte të vazhdueshmepër shkak të kritikave që ky televizion transmetonte. Mbaskonflikteve dhe mosbindjes, në shënjë hakmarrje kundërpronarit të televizionit Ora News kanë filluar dhe problematikatligjore dhe të dirigjuara nga politikanët shqiptar si kryeministri ivëndit Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Për tekat e kryeministrit të Shqipërisë të Edi Rama dhekryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, shteti shqiptar rrezikontë humbas në arbitrazh duke kërkuar 128 milionë euro. Ky dëmpo i shkaktohet buxhetit të shtetit vetëm për faktin që kytelevision ka qënë kritik ndaj vjedhjeve dhe mënyrës korruptivetë qeverisjes së kësaj qeverie.
Për tekat e kryeministrit, tekat e Edi Ramës dhe Erion Veliaj pakkohë më parë një tjetër dëm 108 milionë euro për aferën dhehakmarrjen e këtyre dy politikanëve kundër Agon Channel. Pak kohë më parë Francesco Becchetti fiton përfundimisht nëpërballjen me qeverinë shqiptare, pasi Arbitrazhi i BankësBotërore ka rrëzuar rekursin e qeverisë Rama dhe i ka dhënë tëdrejtë televizionit të biznesmenit Italian Francesco Becchetti,duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët.
Rasti Ndroqi, është më i rëndë pasi Biznesmeni Italian Francesco Becchettin, rezulton se është dënuar me 17 vite burg për krijimin një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash, përmes kompanive të tij, ka apeluar vendimin e Gjykatës sëTiranës, ndërsa për Biznesmenin Ylli Ndroqi nuk rezulton tëketë asnjë dënim dhe asnjë informacion zyrtar që të provoj se kyshtetas është përfshirë në afera kriminale.
Shqipëria po përballet me një breshëri gjyqesh në gjykatatndërkombëtare të arbitrazhit, ku biznesmenë dhe kompania tëhuaja pretendojnë kompesime të rënda financiare për dëme qëpretendojnë se kanë pësuar nga qeveria shqiptare.
Deri tani, qeveria shqiptare ka humbur në të gjitha shkallëtprocesin gjyqësor me Francesco Becchettin, ku gjykata ICSID e dënoi Shqipërinë me 108 milionë euro gjobë plus interest dhekostot administrative.
Por aktualisht janë në zhvillim disa procese kundër Shqipërisënë gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit, pretendimet e të cilavearrijnë në mbi 1 miliardë euro. Një javë më parë, kompaniagjermane EMS, që ka me koncesion terminalin lindor në Portine Durrësit, paditi qeverinë Shqiptare duke kërkuar 40 milionëeuro kompesim. Ndërsa pa u tharë ende boja e padisë sëgjermanëve, Shqipëria detyrohet të përballet me një tjetër gjyq, këtë herë me biznemenin Ylli Ndroqi, i cili kërkon 128 milionëeuro.