Temperatura deri në 21 gradë, moti sot premton një ditë pranverore

Sipas MeteoAlb, kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur vranësira të lehta e kalimtare shfaqen në zonat malore, kryesisht në verilindje të vendit.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.