Real Madrid shmangu eliminimin nga Kupa e Mbretit duke fituar me një përmbysje të pabesueshme ndaj Vijarealit. “Los Blancos” triumfuan me rezultatin 3-2 duke vazhduar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.Por një episod i veçantë ndodhi në minutën e 56′ të sfidës, kur braziliani Rodrigo u zëvendësua nga Marko Asensio. Ai doli i inatosur nga fusha e lojës për shkak të vendimit të trajnerit të tij Karlo Ançeloti.
Por në fund të duelit, italiani sqaroi për mediat se nuk ndodhi asgjë mes tyre: “Asgjë nuk ndodhi, thjesht i thashë që të mos harrojë të më përshëndetë kur të zëvendësohet”.