Tentoi të kalojë emigrantë ilegal, e pëson keq 21- vjeçari në Kapshticë

Një 21- vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia kufitare në Kapshticë, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë i riu S. L., 21 vjeç, banues në Maliq.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.