Tentoi t’i jepte fund jetës, 44-vjeçari vetëhelmohet me pleh kimik

Një 44-vjeçar ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me pleh kimik.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi L.A., 44 vjeç, banues në Librazhd është vetëhelmuar me pleh kimik, dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.