Qendra e merkaton edhe këtë herë pritet të jetë Anglia, aty ku klubet vijojnë të shpenzojnë miliona. Man.United mbetet në pritje për të kuptuar se cilët do të jenë pronarët e rinj të klubit, për të lëvizur më pas në merkato, por në të njëjtën kohë kanë piketuar disa nga lojtarët ku do të investojnë. “Djajtë e kuq” kërkojnë të thyejnë hegjemoninë e Man.City dhe pritet të lëvizin fuqishëm në merkato. Sipas La Gazzetta dello Sport:
Man.United ka shfaqur interesim për Theo Hernandez. Anësori francez prej vitesh është kthyer në pikën e referimit te Milan, një titullar i pa diskutueshëm, një nga më të mirët në rolin e tij. Largimi i Maldinit dhe pjesës tjetër të stafit drejtues ka ndryshuar shumë balancat në shtëpinë e Milanit. Hernandez nuk është i pashitshëm, mund të largohet nëse vjen një ofertë prej 60 milionë euro.