Vetëm një vit më parë largimi i Robert Levan dovskit shkaktoi trazira të mëdha në Mynih, aq sa dhënia e lamtumirës u zëvendësua nga lufta “e ftohtë” në distancë me replika të ashpra derisa polaku u zyrtarizua te Barcelona.
Tashmë radha duke se do t’i takojë Tomas Mylerit të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga shtëpia ku u aktivizua për 14 vjet si lojtar profesionist. Vendimet e Tuhelit ndaj kapitenit me lënien në stol kanë irrituar këtë të fundit, ndonëse e ka ruajtur “zjarrin” e kundërpërgjigjeve përpara mediave.
VENDIMI- “Sport Bild” i ka bërë jehonë shqetësimit të Mylerit në lidhje me pozitën në planet e teknikut 49-vjeçar. Problemet fizike kanë qenë kryefjala e justifikimeve nga ish-trajneri i Dortmundit kur është pyetur nga reporterët se përse heziton ta inkuadrojë futbollistin më të vjetër në gjirin e rekordmenëve nga minuta e parë. Futbollisti nuk dëshiron që panorama në fjalë të këtë të njëjtat ngjyra në spektrin e minutazhit edhe në sezonin pasardhës, aty ku shansin në grumbullim nga Flik te “pancerat” do të veniteshin.
OPSIONET- Burimi i mësipërm pranon se ende nuk janë zhvilluar bisedime me klube konkrete, megjithatë ka pasur oferta nga liga e SHBAsë dhe ajo arabe. Po ashtu Bundesliga mbetet alternativë në mbylljen e karrierës, jo ashtu siç tifozët e klubit më të titulluar në tokën gjermane e kishin ëndërruar lamtumirën me beniaminin e tyre.
ARSYET E QËNDRIMIT- Futbollisti me numër 25 në radhët e liderëve në ligën vendëse është i domosdoshëm në identifikimin e Bajernit në arenën europiane. Përvoja e tij shërben si ngjizje mes talenteve të rinj dhe të aprovuarve.
Një tjetër argument bindës se përse Tomasi duhet të qëndrojë është edhe marrëdhënia mes klubit dhe tifozëve. Sponsorizimet e jashtme i kanë ftohur raportet me mbështetësit.
Fjala e tij dhe personaliteti në fushë demonstrojnë forcën e liderit, që mund të bëjë që Bajerni më vonë të humbas busullën. Kahn e ka refuzuar gjithmonë pjesën kur e ardhmja e gjermanit është vënë në diskutim, tregues i statusit që ka fituar ndër vite, pavarësisht nën urdhrat e trajnerëve të ndryshëm si mentorë.
ARSYET E LARGIMIT- 7 gola dhe 11 asiste është kuota e statistikave që Myler ka grumbulluar në harkun e 37 ndeshjeve konkurruese me klubin në sezonin aktual, jo numra të përshtatshëm në bazë të pritshmërive nga Tuhel.
Aplikimi në majë të sulmit ka folur qartë se ai nuk di ta kryejë detyrën e “pykës”, sikurse nga krahët. Lënia në stolin e Musialës do t’i hapte udhë pozicionimit si sulmuesi i dytë, por të humbasësh cilësitë e një talenti në ngritje kundrejt perëndimit nga një “plakush” do të ishte mëkat dhe gabim.
Kontrata përfundon në verën e 2024-ës, çka do të thotë se ditë “të zjarrta” do të gumëzhijnë në Mynih.