Thesari 200 mln £ i Hitlerit, letra e oficerit nazist tregon për një tjetër thesar të fshehur

Ekspertët që kërkojnë po thesarin 200 milionë paund nga ari i Hitlerit në mjediset e një pallati të shekullit të 18-të në Poloni kanë thënë se pasardhësit nazistë kanë dorëzuar një letër të shkruar nga një oficer SS, e cila mund të zbulojë një thesar tjetër të humbur.

Një ekip nga Fondacioni Silesian Bridge tha se fragmenti i një letre të vjetër të parë ekskluzivisht nga MailOnline mund të zbulojë misterin e një prej veprave më të shtrenjta të artit të grabitur të Luftës së Dytë Botërore.

Letra, e shkruar nga një oficer SS, i referohet pikturës së humbur prej kohësh të shekullit të 16-të “Portreti i një të riu” nga artisti italian Raffaello Sanzio da Urbino, e cila u kap nga oficerët e Gestapos pas pushtimit gjerman të Polonisë në 1939.

Fondacioni tha se mori letrën nga pasardhësit e nazistëve të vjetër të cilët tani duan të bëjnë shlyerjen për krimet e kryera nga Gjermania naziste gjatë luftës.

Letra u shkrua nga i njëjti oficer SS, i cili shkroi një ditar që përshkruante 11 vendndodhje ku nazistët thuhet se kishin fshehur 200 milionë paund ar nazist.

Oficeri SS shkruan për pikturën e Raffaello-s në shekullin e 16-të, e cila përfundoi në duart e ithtarit të Hitlerit, Hans Frank, i cili ishte kreu i qeverisë së përgjithshme në Poloninë e pushtuar.

Piktura, së bashku me vepra të tjera të çmuara arti, u varën në kështjellën Wawel të Krakovit.

Ky ishte vendi i fundit ku u pa piktura, e cila aktualisht vlerësohet në mbi 86 milionë paund.

Tani, letra me pesë faqe e shkruar në gjermanisht të stilit gotik nga një oficer nazist i quajtur ‘Michaelis’ mund të tregojë më tepër për zhdukjen e saj.