Thuajse një vit i zhdukur/ Taulant Balla flet për Ervis Martinajn: Nuk do jetë e largët dita kur…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla pas analizës vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës është pyetur në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i cili u zhduk në gusht të vitit 2022 dhe prej aso kohe, fati i tij mbetet mister.

Balla shprehet se kjo çështje është një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies ndaj publikut, ndërsa bën me dije se shumë shpejt do të ketë një komunikim.

“Unë e kam thënë që kjo mbetet një gur peshe i rëndësishëm sa i përket llogaridhënies sonë ndaj publikut dhe ligjit. Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi edhe një komunikim së bashku për këtë çështje.”– tha Balla