Tite largohet nga Brazili, Ronaldo “Fenomeni” gjen zëvendësuesin: Ja kush është i duhuri

Ish-futbollisti i Brazilit, kampion bote me këtë skuadër në vitin 2002, Ronaldo da Lima ka folur për atë që pritet të jetë trajneri i ardhshëm i pesë herë kampionëve të botës.Sipas tij, federata duhet të bëjë kujdes në zgjedhjen e pasuesit të Tites. Për Ronaldon, Brazili tashmë ka nevojë për një trajner që di të luajë mirë dhe ta bëjë Brazilin sërish një skuadër argëtuese. Ndoshta identikiti i Guardiolës?

“Di që ka pasur interes për Guardiolën, por në fund ai zgjodhi të rinovonte me Mançester Sitin”, ka thënë Ronaldo. Më pas ai ka treguar se cili mund të jetë trajneri i ri i Brazilit. “Unë mendoj se një emër pak i përmendur, por mjaft pozitiv është Fernando Diniz”, ka thënë Ronaldo.