Tetë persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në një festival në Hjuston.
Disa nga viktimat thuhet se janë fëmijë deri në 10 vjeç.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe shefi i zjarrfikëses në Hjuston, Samuel Pena, i cili tha se ngjarja nodhi rreth orës 02:15 të mëngjesit.
“Organizatorët e ndërprenë koncertin kur u vu re se shumë njerëz ishin lënduar”, tha ai.
Më herët gjatë ditës, qindra njerëz ishin futur në perimetrin e zonës ku do të zhvillohej koncerti, duke rrëzuar detektorët metalikë.