Tragjike! Shkrumbohet autobusi maqedonas, humbin jetën 45 persona: Mes tyre 12 fëmijë

Një autobus ka marrë flakë në pjesën perëndimore të territorit bullgar. Burimë bëjnë me dije se shumica e viktimave janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, që po ktheheshin në Shkup pas një vizite në Stamboll.

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, u vranë mëngjesin e sotëm kur një autobus që transportonte qytetarë të Maqedonisë veriore mori flakë dhe po kthehej në Shkup.

Nikolay Nikolov, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme bullgare, tha se tragjedia që ndodhi në orën 02:00, një pjesë e autostradës pranë fshatit Bosnek, rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje, humbën jetën 46 nga 53 pasagjerë.

7 të mbijetuarit kërcyen nga autobusi për t’ju shpëtuar flakëve megjithëse morën plagë duke u dërguar menjëherë në spital.