Një shqiptar i ka dhënë fund jetës me armë pas një debati me ish-gruan e tij, me të cilën sapo ishte divorcuar.
Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ndodhi dje në Kalo Nero të Greqisë.
Mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari shqiptar, me armë në dorë ka shkuar në një arë ku punonin bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tyre së bashku me punëtorë të tjerë.Aty, pas një debati të ashpër me ish-gruan, dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas, teksa fëmijët e tij kanë tentuar ta qetësojnë, dyshohet se ka qëlluar veten duke i dhënë fund jetës. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.