Transferimi i Fratezit te Interi, zbulohet rroga dhe numri që do të mbajë në fanellë mesfushori italian

Davide Fratezi është afrimi më i ri i Interit, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit zikaltër.

Mesfushori italian kaloi nga Sasouolo te nënkampionët e Europës për shumën e 25 milionë eurove, plus kartonin e Samuele Mulatierit.

Siç raportojnë mediat italiane, Fratezi do të përfitojë te Interi 2.8 milionë euro në sezon, teksa do të mbajë veshur fanellën me numrin 16.