Lorenco Venuti është përsëri protagonist. Për fatin e tij në një situatë negative.
Të shtunën mbrëma në përpjekje për të spastruar zonën e tij, ai godit Mkhitarianin që shënoi golin e fitores 4-3 të Interit ndaj Fiorentinës.
Fat i keq mund t’i ndodhë kujtdo, por 27-vjeçarit i ka ndodhur për herë të tretë në më pak se një vit.
Në nëntor të 2021, një goditje në shtyllë e Ibrës përplaset pikërisht te mbrojtësi, që e dërgon topin në rrjetë.
Në shkurt të këtij viti, ishte përsëri një autogol i tij që i dha fitoren Juves në Kupën e Italisë kundër vjollcëve.
Ndaj Interit përsëri një situatë fatkeqe, e cila është shoqëruar me kërcënime në drejtim të Venutit në rrjete sociale.
Në mbrojtje i ka dalë e dashura, teksa edhe djaloshit raportohet në gjendje të trazuar pasi përveç gabimeve, ndikon edhe fakti që është tifoz i Fiorentinës përveç se lojtar i saj.