Tritol ndaj noterisë në ish-Bllok, zbardhet dëshmia e Esmeralda Dautit

Sipas policise ne biznesin “Noteri” të Esmeralda Dautit është vendosur një sasi 50-100 gram tritol me fitil.

Pas marrjes në pyetje, Esmeralda Dauti, ka deklaruar se nuk ka konflikte të mëparshme. Megjithtaë Dauti e lidh vendosjen e eksplozivit me profesionin e saj duke thënë se dyshon që është sulmuar për shkak të profesionit.

Policia po hap kamerat e sigurisë për të parë si është vendosur lënda eksplozive, dhe për identifikimin e autorëve.Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar edhe një automjet që ishte parkuar para Noterisë, ndërsa i janë thyer xhamat edhe një bizenesi tjetër ngjitur me noterinë.