Triumf me përmbysje, Anglia hipotekon kualifikimin dhe zbret Italinë në vendin e tretë

Anglia mposhti mbrëmjen e djeshme me përmbysje 3-1 Italinë duke siguruar zyrtarisht biletën për në Europianin e Gjermanisë.

Skuadra e Spaletit kaloi e para në avantazh me Skamakën në minutën e 15-të, ndërkohë që Kejn vendosi baraspeshën në minutën e 32-të me penallti. 

Në pjesën e dytë u shënuan edhe 2 gola të tjerë që mbajnë firmën e Rashford dhe Kejn, që vulosi këtë sukses të merituar të “Tre Luanëve”. Ndërkohë Italia e Spaletit tashmë ka zbritur në vendin e tretë dhe do të luftojë me Ukrainën për kualifikimin.