Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur pas suksesit të 0 3 skuadrës së tij në Elçe (0-3), duke mos e fshehur kënaqësinë për fitoren dhe lojën e shfaqur nga Madridi. Italiani ka qenë në humor të mirë, duke ngacmuar dhe Valverden, me të cilin duket se po e humb bastin e vënë në fillim të sezonit.
GOLAT E ANULUAR – “Është pak e çuditshme të shohësh të të anulojnë tre gola, por tani duhet të mësohemi edhe me këto ndodhi. Pavarësisht kësaj, skuadra ka bërë një punë të shkëlqyer në sulm, duke shënuar dhe tre të tjerë”.
SULMI – “Nuk dua të flas për emra të përveçëm, sepse të gjithë janë paraqitur mjaft mirë. Do të vlerësoja gjithsesi Rodrigon e Benzemanë që kanë lëvizur shumë, duke i krijuar probleme mbrojtjes kundërshtare”.
VALVERDE – “Kemi vendosur një bast dhe e ka marrë seriozisht. Tani kudo që luan e bën në mënyrë të shkëlqyer. Është i çmendur! Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, transmeton një energji të madhe në skuadër. Për momentin është vështirë të gjesh një të ngjashëm me të”.