Triumfi në kampionat, Nagelsman: Bajerni i Mynihut tregoi se është ekip i klasit botëror!

Julian Nagelsman nuk i ka ndalur elozhet për ekipin e tij pas triumfit ndaj Hofenhaimit në transfertë. Madje 35-vjeçari e ka cilësuar paraqitjen e Bajernit si të klasit botëror:

“35 minutat e para dëshmuan lojë të klasit botëror nga lojtarët e mi. Kjo është paraqitja që kam dashur të shikoj dhe në këtë takim e realizuam me sukses.

Çdo goditje apo lëvizje në zonën mike ishte e projektuar në seancat stërvitore, pra asgjë nuk erdhi rastësisht”, pohoi tekniku gjerman. Juliani u ndal edhe te njeriu i momentit në “Allianz Arena”, Çupo-Moting, i cili ka marrë profilin e një lideri:

“Me paraqitjen e fundit ai e ka të sigurt pozitën e titullarit ne takimin me Barçën. Ne e dinim se Erik nuk ishte një sulmues i zakonshëm, tashmë ai po e vërteton, jo vetëm në Bundesligë dhe Kupë, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Shpresoj që edhe ndaj ‘Katalanasve’ të ruajë të njëjtin rendiment si në përballjet e fundit”, pasi do të lehtësonte edhe detyrat e sulmuesve të tjerë”, pohonte mes buzëqeshjeve ish-trajneri i Lajpcigut.