Triumfi përballë Kroacisë, Skaloni në delir: Jemi skuadra e popullit, ja çfarë ju them për Francën dhe Marokun

Argjentina në finalen e Kupës së Botës është mbi të gjitha meritë e dy Lionelëve, Mesit që luan në fushë dhe Skalonit që studion rivalët dhe udhëheq ekipin nga stoli.Dhe të mendosh që kishte ardhur vetëm përkohësisht në këtë detyrë, por tashmë kërkon të finalizojë siç duhet ëndrrën e tij më të madhe.

“Duhet të festojmë sepse e meritojmë. Duhet të festojmë, sepse nevojitet kjo ndjesi për të përmbushur me sukses edhe aktin e fundit që na takon të bëjmë. Të jesh në finalen e Botërorit është vërtet diçka shumë emocionuese, por nuk ka mbaruar ende. Duhet ta shijojmë këtë çfarë kemi bërë deri në këtë moment, por mbi të gjitha më gëzon fakti që më në fund kemi ditur të rikthehemi skuadra e popullit. Kishim kohë pa e ndjerë të gjithë këtë mbështetje dhe mendoj se kjo është forca jonë shtesë në gjithçka po tregojmë në fushë deri më sot, pas atij fillimi aspak të bukur. Franca apo Maroku? Nuk kam pse zgjedh unë. Janë dy skuadra shumë të forta. Do të zgjedhë fusha për ne”, përfundoi trajneri Lionel Skaloni.