Shërbimi sekret serb ka tentuar eliminimin e Hashim Thaçit kur ky i fundit ishte president i Kosovës.
Deklarata e fortë ka ardhur nga ish-shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në Kosovë, Bashkim Smakaj, i cili ka deklaruar se në vitin 2014 ishte orkestruar një atentat ndaj presidentit kosovar.
Duke folur në emisionin “Pressing” në “T7”, ai u shpreh se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në ndeshjen e parë të kombëtares kosovare të futbollit në vitin 2014.
Institucionet e sigurisë kanë qenë shumë të përgatitura për këto lojëra në territorin e Kosovës. Ju kujtohet në vitin 2009 ndalimi i agjentëve të BIA-s. Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive. Me metoda të tilla. Metodologji e njëjtë që të kryhej atentat ndaj titullarëve tonë në ndeshjen e kombëtares së Kosovës”, tha ai, duke u shprehur se shënjestër ka qenë Hashim Thaçi.
Sipas tij, serbët kishin sjellë në Kosovë një prej snajepristëve të tyre më të mirë. “Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar. Ishte snajper me përvojë në Bosnjë, Kroaci”, tha ai.