Një rast i rëndë pedofilie është zbuluar në SHBA, ku një trajner futbolli akuzohet për një sërë përdhunimesh.Ngjarja u zbulua, pasi Camilo Hurtado Campos harroi telefonin e tij në një restorant, pasi kishte konsumuar drekë. Stafi i restoranit e hapi telefonin dhe aty gjeti pamje tronditëse, që tregonin atë duke përdhunuar djem të mitur, që ishin pa ndjenja. Stafi i restorantit njoftoi policinë, duke thënë se në telefon kishte qindra imazhe dhe video që dëshmonin se ai ishte pedofil.Deri më tani, dyshohet për 10 raste të përdhunimit me të mitur, ndërsa detektivët kanë arritur të identifikojnë tre nga viktima.Campos ka jetuar në qytetin e Franklin, në jug të Nashville, për dy dekadat e fundit. Trajneri i futbollit dyshohet se frekuentonte këndet e lojërave të shkollave dhe merrte fëmijë për të luajtur futboll, shumë prej të cilëve më vonë do t’i ftonte në shtëpinë e tij pasi të fitonte besimin e tyre. Policia e Franklin po përpiqet ende të identifikojë fëmijët e tjerë.