Një tërmet me magnitudë 5.4 e shkallës Richter ka goditur Greqinë pasditen e sotme.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometër në jug të Patras, ndërkohë që thellësia e goditjes ka qenë 38 kilometër.
Lëkundjet kanë qenë të forta, por deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme material.
