Ish-presidenti Donald Trump e ka cilësuar ngjarjen tragjike ku Alec Baldwin qëlloi me armë kineasten Halyna Hutchins në setin e Rust, të qëllimshme. Gjatë një interviste në Saturday Night Live, ai tha se aktori ishte një person problematik dhe mund të ketë pasur përplasje me kineasten, shkruan Daily Mail.
“Më tha që babain do e merrte një gocë”, zbardhet dëshmia e djalit të Ruzhdi Hoxhës, tregon bisedën me Fredi Rrushin: E kërkuam për 4 ditë, pastaj shkuam në polici. Ishte hera e parë që…
Dorëheqja e Zaevit ende nuk është dorëzuar në Kuvend
Bujar Nishani del me mesazhin e fortë: Ej ju….aleat të së ligës, Partia Demokratike e vërtetë është duke…
“Kush do të merrte një armë, do t’ia drejtonte një kineasteje dhe do të tërhiqte këmbëzën, tha Trump. “Ndoshta e ka bërë me qëllim,” ka aluduar ish-presidenti.
Ndërkohë policia po heton ende për ngjarjen tragjike që ndodhi me 21 tetor.
“Nëse do të më jepnin një armë, unë kurrë nuk do t’ja kisha drejtuar dikujt dhe ta qëlloja atë”, shtoi Trump.
Trump tha se mendonte se ishte ‘e çuditshme’ që arma i është drejtuar Hutchins, kineastes, dhe jo një aktoreje që ishte pjesë e xhirimeve. ‘Pra, ka diçka që nuk shkon me të. Ai është me probleme”, shtoi Trump, duke thënë se ai nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë pasi do të kontrollonte më përpara armën.