Trup, s’mbijetojmë dot!”/ Pensionistët i “zënë derën” ambasadës italiane: Të na njihen pensionet

Prej afro një viti që prej negocimit teknik të marrëveshjes së pensioneve mes Italisë dhe Shqipërisë, ende nuk është bërë i mundur ratifikimi i marrëveshjes.

Ditën e sotme pensionistë të shumtë protestuan pata ambasads itlaiane duke kërkuar që kjo marrëveshje të futet në zbatim.Në fund pati një ballafaqim direkt të qytetarëve me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci, i cili u garantoi se do të zgjidhet shumë shpejt.“Më bëhet qejfi t’iu njoh. Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim.”- tha Bucci.Në thirrjet e tyre, protestuasit akuzuan qeverinë shqiptare dhe politikat e huaja duke shprehur indinjatën e tyre për jetesën e vështirë në kushte jo fort të mira ekonomike.“Më kanë dhënë 10 mijë lekë pension, ndërkohë që për vete rritën rrogat. Po është turp more. Ne jemi të diskriminuar nga shteti ynë në radhë të parë dhe nga politikat e huaja. Jam Fatmir Shkoza. Jetoj në Gjermani te fëmijët tani, u bie më qafë se s’kam mundësi të jetoj këtu.”– shprehet një prej tyre.