Kampionët e Bundes ligës u mbyllën gojët “e liga” të gjithë kritikëve në spektrin e futbollit pas fitores mbresëlënëse në “Der Klassiker” karshi Dortmundit me shifrat e thella 0-4. Eliminimi i befasishëm në Kupë ndaj Sarbryken hodhi aludimet se në kontingjentin e bavarezëve kishin filluar përçarjet në grup, aq sa Lotar Mateus dhe Ditmar Haman dolën me “sëpatë të madhe” kundër trajnerit aktual të bavarezëve.
Mateus mbulon profilin e ekspertit në rrjetin e TV “Sky Sport.de”, e ku legjenda e Gjermanisë po raportonte nga fusha e “Signal Iduna Park” dhe nuk e pati të vështirë të ftonte Tuhelin në panelin e diskutimeve, që dhuroi tone ironike, deri në largim të parakohshëm. Më poshtë po ju prezantojmë një pjjesë nga biseda mes Tuhelit dhe Mateusit:
TUHEL: “Kam dëgjuar shumë zëra në media se kanë përçarje në grupin tonë dhe më kanë befasuar se nga dolën këto aludime. Dini gjë ju Lotar, sepse për Hamanin jam i sigurt për po?!”
MATEUS: “Mendimet ndryshojnë në varësi të formës. Nuk keni përse të shpreheni në këtë mënyrë. E pranoj se keni bërë një lojë të mrekullueshëm kundër Dortmundit dhe ju përgëzoj për këtë. Ndryshojmë disi frymë, a është ky Bajerni më i mirë i këtij sezoni?”
TUHEL: “Ndoshta, s’mund ta them me siguri, por ishim vërtet në formë të jashtëzakonshme. Edhe diçka përpara se të largohem, se më duhet të iki pas kësaj bisede disi të çuditshme. Ju Lotar ju dëgjova para ndeshjes dhe nënvizuat se ne po kalojmë një krizë. Problemet në mbrojtje janë të dukshme dhe mungesa e futbollistit me karakteristikat e numrit ‘6’ kanë ngritur kambanat e alarmit. Përgjigjja ime është se Bajerni mbetet i pamposhtur në Bundesligë dhe Champions, besoj se jemi të qartë dhe këtu përfundon biseda”, u largua Tuhel, i cili i la përgjysmë pyetjet e radhës prej Matuesit me shenja të larta mospërfilljeje dhe nënçmimi.KRITIKAT E EFENBERGUT- “Bordi dhe ekipi i janë vënë pas arritjeve të Kejnit dhe kanë harrur problematikat në mbrojtje. Mungesat e alternativave në prapavijë duhet të mbushen si boshllëk në merkaton e janarit, nëse ata dëshirojnë të ecin gjatë në Champions. Nuk e trajtoj si çështje se jam tifoz me Bajerin, por është një problem i dukshëm dhe kërkon rikuperim. Të zëvendësosh Benzhamë Pavarin s’është e lehtë, prandaj bordi dhe shefat e transferimeve duhet të gjurmojnë me kujdes tregun”, përfundoi Ditmar Haman.