Turi i tretë i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat në short, Tirana shmang kroatët nëse kalon Beshiktashin

Liga e Konferencës ka hedhur shortin ditën e sotme për t’u njohur me sfidat e turit të tretë kualifikues, me Partizanin dhe Tiranën që kanë zbuluar rivalët e mundshëm.

Nëse “demat” do të arrijnë të kualifikohen ndaj Atletik Eskaldes, atëherë ata do të luajnë me fituesin e sfidës Tre Pene-Valmiera, kundërshtarë të cilët duken të lehtë në letër.

Nga ana tjetër për bardheblutë nuk mund të thuhet e njëjta gjë. nëse Tirana do të kalojë Beshiktashin atëherë përballë do të ketë fituesin e sfidës Zeljenziçar-Neftçi Baku, të dy kundërshtarë të cilët mund të hapin probleme.

Gjithsesi Tirana mund t’i gëzohet faktit që shmangu në këtë short Hajdukun e Splitit.

Sfidat e turit të tretë do të luhen më 10 gusht, ndërsa ato të kthimit më 17 gusht.