Turqit janë favoritë në bastet sportive për sfidën që do të luhet në Stamboll mes Beshiktashit dhe Tiranës.
Fitorja kuotohet 1.25. Barazimi është 5.9, ndërsa fitorja e Tiranës vlerësohet 12.2. Ndeshja luhet ditën e enjte në datën 27 korrik.
Kujtojmë që Tirana e kishte koeficientin e fitores në Gjeorgji 5, dhe ia doli që të kualifikohej duke kaluar në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Tirana nuk kualifikohej në një tur europian që prej vitit 2020.