Twitter në dorën e Musk! Zbulohet plani i miliarderit për të shkurtuar gjysmën e punonjësve: Aksesi në platformë mund të bëhet me pagesë, sa do të kushtojë

Planet e Elon Musk për Twitter po vihen tashmë në zbatim. Miliarderi pritet të shkurtojë 3700 vende pune deri në fund të kësaj jave dhe do të finalizojë një plan për ta bërë aksesin në platformë kundrejt një tarife.

Musk, ka hedhur idenë e tij për një tarifë “çeku blu” që kur bleu kompaninë, duke pretenduar se kjo do t’i japë fund sistemit aktual të ‘zotëve’ në platformën e mediave sociale.

Përveç kësaj, deri në fund të kësaj jave, Musk planifikon të shkarkojë nga puna rreth 3,700 punonjës dhe t’i japë fund politikës së Twitter ‘punoni nga kudo’ në një përpjekje për të ulur kostot.

Musk ishte i lëkundur gjatë gjithë përpjekjes së tij për të blerë Twitter se sa pozicione pune do të duhet të shkurtonte.

Ai fillimisht aludoi për shkurtime deri në 75% të stafit, ndërkohë që raportet e javës së kaluar përmendin një shifër prej 25%.

Shkurtimi prej 3700 punonjës përbën rreth gjysmën e stafit. Ata do të ndjekin 5 drejtuesit e lartë që dhanë dorëheqjen javën e shkuar pasi u finalizua marrëveshja për blerjen e Twitter.

Miliarderi po kërkon të përmbushë premtimin e tij për ta bërë platformën e mediave sociale fitimprurëse duke vendosur një tarifë për përdoruesit.

Por për të treguar se çmimi mund të mos ishte një marrëveshje e përfunduar, Musk iu përgjigj një postimi në Twitter të autorit të “The Shining”, Stephen King, i cili ankohej për tarifën e re.

“20 dollarë në muaj për të mbajtur çekun “tim blu”? Ata duhet të më paguajnë mua”, ka shkruar King, i cili ka 6.9 milionë ndjekës. “Nëse kjo vendoset, unë jam larguar si Enron”, shkruan king.

Por Musk, iu përgjigj me humor duke hyrë në pazar dhe duke i ofruar një pagesë prej 8 dollarësh.

“Duhet të paguajmë disi faturat! Twitter nuk mund të mbështetet tërësisht te reklamuesit. Po 8 dollarë?’ Musk.