Çerekfinalja e Kupës së Mbretit ndaj Atletik Bilbaos rezultoi të ishte e mallkuar për lojtarin e Barcelonës, Alehandro Balde. Anësori i krahut të majtë u detyrua të braktiste fushën e lojës në minutën e 23′ pas një tërheqje mukulore.
Ai iu nënshtrua analizave më të detajuara të cilat zbuluan se koha e rikuperimit do të jetë jo më pak se katër muaj.
Një opsion është edhe ndërhyrja kirurgjikale, por kjo alternativë do t’i jepte fund shanseve për rikthimin në fushë brenda këtij sezoni.
20-vjeçari dhe mjekët nuk kanë marrë një vendim final, me futbollistin që duhet të përcaktojë mënyrën e rikuperimit.