Sadio Mane pësoi një dëmtim në sfidën e fundit të Bajernit në kampionat kundër Verder bremenit, duke e lënë fushën pas vetëm 20 minutash lojë.
Siç raporton francezja “L’Equpie”, sulmuesi I Bajernit nuk do të jetë pjesë e Senegalit në Botëerorin e Katarit.
Një lajm tejet i rëndë ky për përfaqësuesen e “Luanëve”, të cilët humbasin lojtarin e tyre kryesor, vetëm 11 ditë nga fillimi i Kupës së Botës.