U fotografua në lot gjatë ndeshjes së Brazilit, sulmuesi i njohur: Do marr ndihmë psikologjike, rikthehem i fortë

Sulmuesi i Brazilit dhe Tottenhamit, Richarlison po kalon ditë të vështira në aspektin personal. Në një intervistë të dhënë për mediat, lojtari është shprehur se do të kërkojë psikolog.

“Kam kaluar një periudhë të trazuar jashtë fushës në pesë muajt e fundit. Tani gjërat në shtëpi janë pak më të qëndrueshme. Njerëzit që donin vetëm para nga unë nuk jamë më afër meje. Do të kthehem në Angli dhe do të marr ndihmë psikologjike, për të forcuar mendjen time. Do të kthehem më i fortë” – i tha ai gazetës braziliane O Globo.

Richarlison u fotografua në lot pasi u zëvendësua gjatë fitores 5-1 të Brazilit ndaj Bolivisë të shtunën. Sulmuesi ka shënuar vetëm katër gola në 40 ndeshje për Spurs që kur mbërriti për 60 milionë funte nga Everton verën e kaluar.