U kallëzua nga bashkëshorti për braktisjen e fëmijës së mitur, policia vihet pas 30-vjeçares

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një shtetase 30-vjeçare e cila ka braktisur fëmijën e saj të mitur të cilën e kishte nën kujdestari nga gjykata.

E reja është kallëzuar nga bashkëshorti i saj në polici për braktisjen e fëmijës së tyre.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan po punohet për kapjen e shtetases B. M., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. K., ka bërë kallëzim se 30-vjeçarja ka braktisur fëmijën e mitur, të cilin Gjykata ia ka lënë asaj në kujdestari”, thuhet në njoftimin e policisë.