Kreshnik Alimadhi emërohet shef komisariati në Devoll. Vendimi për emërimin e tij vjen pas pezullimit të Besim Palamanit nga ky post.
Ai akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, dhe u pezullua së bashku me shefin e rendit, Admir Belishta.
Dy drejtuesit e komisariatit të Devollit dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas. Ata kishin qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj.
Njoftimi i policisë 6 ditë më parë (16 janar)
Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, konkretisht shefi i komisariatit B.P, dhe shefi i rendit A.B.
Bëhet e ditur se dy drejtuesit akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj, dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.
Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korccë për veprime të mëtejshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.